tag:blogger.com,1999:blog-113082962024-03-05T08:33:16.209+01:00(Jo vetëm) Pop-biologjiUnknownnoreply@blogger.comBlogger16125tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-84423969545243288722009-11-16T13:12:00.001+01:002009-11-16T13:13:44.813+01:00Qeliza'''Qeliza''' është njësia themelore, funksionale dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjalla; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke, shkencëtar anglez, i cili ishte edhe i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të thotë „dhomë e vogël“.

Organizmat ndahen në një qelizore, si psh bakteriet, që përbëhen nga një qelizë e vetme dhe shumëqelozore (si, psh, njerëzit, ku shumë qeliza bashkëveprojnë si një njësi funksionale. Trupi i njeriut përbëhet prej rreth 220 lloje të ndryshme qelizash dhe indesh.

Madhësia e qelizave zakonisht varion nga 1 deri në 30 mikrometër. Por ka edhe raste të veçanta si, psh, veza e strucit, madhësia e së cilës shkon deri në 7 centimetra. Qeliza më e madhe e njeriut është, gjithashtu, veza madhësia e së cilës shkon nga 110 në 140 mikrometra dhe e cila mund të vezhgohet edhe me sy të lirë. Si rregull, qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Pesha e një qelize llogaritet rreth 1 nanogram.

Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore), yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).Unknownnoreply@blogger.com21tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-64529537486364398872009-10-30T11:21:00.001+01:002009-10-30T11:22:14.993+01:00Development: Leveraging Bank Deposits

Pamela J. Hines

Stem cells are essential, yet exceedingly scarce, components of regenerating tissues such as skin and blood. The more broadly useful stem cell—the pluripotent stem cell—can be derived from embryo cells. Remarkably, cells with similar potential can be derived from more specialized cells that have been induced to backtrack under the direction of a suite of four transcription factors. Nevertheless, each of these stem cell sources suffers from distinct problems of availability, utility, and ethics.

Two groups introduce another source of pluripotent stem cells: umbilical cord blood. This blood can be collected fairly easily with little risk to the donor, has suffered less exposure than adult cells to environmental insult, and has found favor in recent years as a source of hematopoietic stem cells. Giorgetti et al. show that pluripotency can be induced, even from previously frozen cord blood bank samples, with the use of only two transcription factors. Haase et al. describe the derivation of pluripotent cells from the endothelial cells of cord blood and demonstrate the differentiation of these into cells similar to cardiomyocytes (shown above with a cardiac-specific isoform of the muscle protein troponin T in red).

Cell Stem Cell 5, 353; 434 (2009).
Unknownnoreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-70199965810615436682009-10-30T11:17:00.000+01:002009-10-30T11:18:19.330+01:00Immunology: Sensing Non-Self DNA

Kristen L. Mueller

One way the immune system recognizes infection is by sensing the presence of foreign nucleic acids in the cytoplasm. Although it had been established that microbial double-stranded DNA (dsDNA) triggered the production of the inflammatory cytokine interferon-β, the identity of the dsDNA sensor remained elusive.

Chiu et al. and Ablasser et al. suggest that RNA polymerase III (Pol III) is the culprit. Pol III, which transcribes genes encoding several kinds of RNA (such as transfer and ribosomal), has been shown to be present in the cytoplasm, but what it did there was unclear. These authors show that cytoplasmic Pol III transcribes AT-rich microbial dsDNA into 5'-triphosphate–containing RNA that is then detected by the retinoic acid–induced gene I (RIG-I), which proceeds to switch on the production of interferon-β. In the absence of Pol III, infection with Legionella pneumophila or Epstein-Barr virus does not induce interferon-β, indicating that Pol III is required for proper immunity both to bacterial and to viral infection.

Cell 138, 576 (2009); Nat. Immunol. 10, 1065 (2009).
Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-72044328933666890862009-10-30T11:15:00.002+01:002009-10-30T11:16:11.036+01:00Evolution: Something from Nothing

Guy Riddihough

Gene duplication is a common means for generating the raw material of new genes, especially because the duplicated coding and regulatory regions provide a ready-made, fully active substrate for evolutionary processes that lead to sub- or neofunctionalization. The de novo origin of genes—which refers to the so-called orphan genes whose ancestry cannot be traced to known genes—is less frequently encountered and thought to occur when transposable elements or genome rearrangements bring together fragments of genetic clay from which a transcribable structure can be built.

Heinen et al. identify an orphan gene that has been born directly from a virgin intergenic region in the mouse genome. This gene is limited to the genus Mus and appeared roughly 3 million years ago. It is under positive selection, having been subject to a selective sweep in the recent past. Although there are two open reading frames in the transcript, it seems to function as a noncoding RNA that is alternatively spliced and hence named Polymorphic derived intron-containing (Poldi). Poldi is expressed in mouse testis, and knockout of the gene results in reduced testis weight and sperm motility. As differential expression of Poldi requires only a simple promoter, and cryptic splicing and polyadenylation signals are already present in intergenic regions, the birth of new genes may be less rare than we thought.

Curr. Biol. 19, 1527 (2009).
Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-7926472507251473982009-06-03T10:31:00.003+02:002009-11-16T13:13:30.211+01:00Historia e Teorise se evolucionit
Teoria e Evolucionit dhe teza e seleksionimi natyror u trajtua në menyre të detaluar nga Charles Darwin në librin e tij „Origina e species“ (The origin of species), botuar në vitin 1859. Në vitet rreth 1930s, seleksionimi natyror i Darwinit u kombinua me rregullat e trashegimise se Mendelit duke cuar në lindjen e të ashtequajtures Teoria Sintetike e Evolucionit. Eshte pikerisht kjo teori ajo qe krijoi themelet e Biologjise Moderne.

Koncepti i evolucionit, si origjine e perbashket dhe transformim i species, shfaqet se paku qe prej shekullit 6 para Krishtit në vepren e filozofit grek Anaximander. Në shekullin e 18te, koncepti i evolucionit trajtohet nga shume shkollare të kohes, me i spikaturi nder tyre Lamarck. Lamarck do të dilte në 1809 me idene se transformimi i specieve ndodhte si rezultat i trashegimise se pershtatjeve të fituara nga prinderit gjate jetes se tyre femijeve (Lamarckismus). Idete e perfaqesuara nga lamarckizmi do të konsideroheshin në Angli jo vetem si rrezik per rendin politik dhe religjioz, por edhe të papranueshme nga rrethet akademike.

Në vitin 1859, Charles Darwin dhe Alfred Russel Wallace do të paraqisnin para shoqates Linneus të Londres dy punime per Teorine e Evolucionit dhe seleksionin natyror. Të dy punimet terhoqen shume pak vemendje, në kontrast me vemendjen qe terhoqi një vit me vone botimi i Origjines se Species se Darwinit. Gradualizmi dhe seleksioni natyror, dy nga tezat e Teorise se Evolucionit u priten fillimisht me rezistence të madhe. Perfaqesuesit e Lamarkizmit do të argumentonin se, psh, rosat e kishin fituar lekuren notuese nepermjet perpjekjeve të tyre të vazhdueshme per të notuar dhe jo nepermjet seleksionimit natyror të rosave me lekure midis gishtave midis rosave qe nuk e kishin kete lekure. Duke qene se eksperimentet nuk arriten kurre të mbeshtesin teorine lamarkiste, kjo ju dorezuar Teorise se Evolucionit. Darwini, nga ana e tij, nuk arriti të shpjegonte mekanizmin e trashegimise se tipareve nga brezi në brez, dhe perse variantet e ndryshme të ketyre tipareve nuk perzieheshin gjate procesit të trashegimise. Kete mekanizem do ta shpjegonte në vitin 1865 Gregor Mendel, kerkimet e të cilit vertetonin se tiparet trashegohen sipas një ligjesie të mirepercaktuar.

Rizbulimi i vepres se Mendelit në 1990 do të conte në ndarje të gjeneticieneve dhe biostaticieneve në dy grupe, njeri mbeshteste modelin darwinian të evolucionit, tjetri ate mendelian. Polemika do të mbyllej në vitet 1930 nga biologet rreth Ronald Fischer, të cilet duke i kombinuar të dy modelet, Seleksionin natyror darwinian me rregullat mendeliane të trashegimise cuan në lindjen e Teorise Sintetike të Evolucionit, të njohur ndryshe edhe si Neodarwinizem. Teoria sintetike e perkufizon evolucionin si ndryshueshmeria në kohe e shpeshtesise/frekuences relative të aleleve (frekuenca alelike) në një një popullate.

Me zbulimin e materialit gjenetik, ADNse, prej Oswald Avery në 1944 dhe me deshifrimin e struktures se ADNse nga James Warson dhe Francis Crick në 1953 u arrit, perfundimisht, të identifikohej baza fizike e trashegimise. Qe prej ketij momenti, Gjenetika dhe Biologjia Molekuare jane shnderruar në dy shtylla të rendesishme të Biologjise se Evolucionit.
Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-28416413596780108162009-06-03T10:30:00.003+02:002009-06-04T18:17:24.360+02:00Evolucioni
Evolucioni eshte procesi i ndryshimit të tipareve të një popullate organizmash nga një brez tek tjetri. Keto tipare kodohen nga gjenet, të cilet kopjohen gjate riprodhimit dhe i kalohen pasardheseve. Gjenet jane ne baze te evolucionit dhe percaktojne tiparet e trashëgueshme të nje organizmi. Me anen e mutacioneve krijohen variante të ndryshme (alele) të gjeneve, variante të cilat shfaqen si tipare te ndryshuara apo edhe si tipare te reja. Keto tipare ndryshojne brenda nje popullate, organizmat e te ciles mbartin diferenca të trashegueshme në tiparet e tyre. Edhe pse ndryshimet e prodhuara në një brez janë të vogla, ndryshimet shtohen me cdo brez të ri dhe mundet, me kalimin e kohës, të cojnë në ndryshime të rëndësishme në organizëm. Ky proces i akumulimit të ndryshimeve mund të kulminojë me daljen e një specie të re.

Evolucioni në vetevete eshte produkt i dy proceseve me kahe të kunderta: nga një ane procesi qe në menyre konstante fut, inicion ndryshime, dhe nga ana tjeter procesi qe ben te mundur qe variantet/ndryshimet të behen me të shpeshta, mbizoteruese ose me të ralla. Ndryshimet e reja lindin në tre rruge kryesore: nga mutacioni i gjeneve, nga transferimi horizontal i gjeneve brenda popullates ose midis specieve dhe nepermjet procesit te rikombinimit te gjeneve.

Dy mekanizma kryesore percaktojne se cili variant do të behet me i shpeshte apo me i ralle në nej popullate. Mekanizmi i pare eshte seleksioni natyror, një proces i cili ben të mundur qe tipare të favorshme (si psh, tiparet qe rrisin shanset e mbijeteses apo të riprodhimit) të behen me të shpeshta në një popullate, kurse tiparet jo te favorshme te rrallohen. E thene ndryshe, sa me të suksesshem të jene organizmat per te mbijetuar dhe per t'u riprodhuar, aq më te shumte do t'i këtë pasardhesit qe i mbartin keto tipare te favorshme e qe do te mund t'i trashegojne ato me tej. Faktori i dyte është shmangia gjenetike. Ky faktor sjell ndryshime të rastesishme në karakteristikat e popullatës. Shmangia gjenetike ka të beje shume me shancet që ka një individ i caktuar per të mbijetuar dhe riprodhuar. Në këtë këndveshtrim mund të thuhet se seleksionimi natyror prek popullatën në tërësi, shmangia gjenetike prek individin në vecanti.

Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-28536262934058432262009-06-03T10:29:00.003+02:002009-06-03T10:45:15.743+02:00Projekti Wikipediahttp://sq.wikipedia.org/wiki/

Me rreth 28 mije artikuj, wikipedia shqiptare eshte thjesht nje bebe. Le te kontribuojme te gjithe per ta bere ate nje enciklopedi te mire qe t'i referohen te gjithe.

Autorja e ketij blogu po punon ne seksionin e biologjise dhe fton te gjithe akademiket e kesaj fushe te bashkepunojne. Artikujt qe do vijojne do te perfaqesojne kontributet e autores ne kete seksion, fillimisht perkthime nga wikipedia gjermane dhe angleze, prandaj cdo kritike, shtese, permiresim eshte me se i mirepritur.

Faleminderit.Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-42819151300786313932007-12-05T14:09:00.000+01:002007-12-06T09:57:13.973+01:00Pse shimpanzet nuk bien nga maja e fikut

sepse shimpanzet kane nje memorie te shkurter me te mire se njerezit. Per me shume meso me poshte ( dhe ne se do akoma me shume mund te provosh te fitosh kunder shimpanzeve ketu):

<object height="355" width="425"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/khe9bXT-OHE&rel=1"><param name="wmode" value="transparent"><embed src="http://www.youtube.com/v/khe9bXT-OHE&rel=1" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" height="355" width="425"></embed></object>

Unknownnoreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-30748763917201453082007-12-03T13:00:00.001+01:002007-12-03T13:06:40.851+01:00Your gene

Keni zbuluar nje gjen te ri dhe doni t'ja tregoni gjithe botes? Ashtu si doktoret diplomat e tyre? Te varura ne kornize neper mure? Nuk ka asnje problem! Firma Eton Bioscience e ben pa asnje problem nje gje te tille. Bile, me mire se diplomat e mjekeve, te cilat po dolen nga kornizat jane edhe te grisshme. Jo! Eton bioscience e ben zbulimit tuaj te pagrisshem, te pathyeshem, te pavdekshem. Dhe nuk keni nevoje ta varni ne mur. Mund ta vini gjithandej. Sic p.sh. eshte treguar ne fotografine e meposhtme.

Unknownnoreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-32832107988833528522007-11-26T17:44:00.001+01:002007-11-26T17:44:58.630+01:00Ne labirinthin e neuroneve<object width="425" height="355"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/sX87g3AHIbc&rel=1"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/sX87g3AHIbc&rel=1" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="355"></embed></object>Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-73366039383751616862007-11-24T17:12:00.000+01:002007-11-24T18:01:05.694+01:00SUPERSIZE ME

Dokumentarin "Supersize me" (2004) e kam pare qe para dy-tre vjetesh, por m'u kujtua teksa diskutoja me veten time mbi temen e obezitetit. Per ata qe nuk e kane pare kete dokumentar: ne qender te filmit eshte Mr. Spurlock, regjisori i filmit, qe ka vendosur te beje nje eksperiment: per 30 dite me radhe, Mr. Spurlock ha vetem ne McDonald. Hamburger ne mengjes, hamburger ne dreke dhe prape hamburger ne darke. Sasia totale e kalorive te konsumuara per dite eshte 5000. Mr. Spurlock, nje vegan, ka nje ekip prej tre mjekesh, nje kardiolog, nje mjek te pergjithshem dhe nje gastrolog, qe ndjekin ndryshimet e organizmit te tij te ekspozuar pafundesise se hamburgerve. Rezultati ishte ai i pritur (te pakten kete te sygjeron qellimi i filmit): Mr. Spurlock shton rreth 11 kg. Indeksi i mases se trupit te tij progreson nga 23 (normal) ne 27 (mbipeshe). Dhe jo vetem kaq. Ekipi i mjekeve konstanton se Mr. Spurlock jo vetem qe ka shtuar ne peshe, por edhe ka luhatje humori, keqfunksionim seksual (kjo sipas pohimeve te partneres) dhe deme te melcise. Perfundimi i filmit (i Mr. Spurlock) eshte qe fast food eshte pergjegjes per epidemine e obezitetit qe po perhapet ne shoqerine amerikane.

Me duhet te pranoj: Qellimi i Mr. Spurlock eshte teper fisnik. Kerkon t'u hape syte njerezve te paditur, milionave te amerikaneve, dhe jo amerikaneve, obeze apo jo, per rrezikun e fast food.

Me duhet te pohoj pas kesaj, se Mr. Spurlock, edhe pse tejet-tejet amator ne eksperimentin e tij, eshte nga te paktet qe ka eksperimentuar per te ndricuar lidhjen e mbipeshes me fast food-in. Pervecse studimit te "Supersize me", gjej citimin per studimin e kodifikuar Cardia, qe sygjeron te njejten gje si dhe Mr. Spurlock: se frekuentimi i rregullt i fast food eshte pozitivisht i lidhur me rrezikun e mbipeshes dhe rrezikun e rezistences ndaj insulines gjate 15 viteve te fundit ne Amerike. Studimi vazhdon me tutje dhe pohon, se individet qe kishin ngrene te pakten dy here ne jave ne nje fast food restaurant kishin shtuar 4.5 kg dhe kishin nje ngritje 104% te rezistences ndaj insulines. Ky studim, qe eshte i pari qe ndjek efektet e fast foodit gjate nje periudhe te gjate kohe, ka nje limitim: madhesine. Ne studim moren pjese vetem 3000 veta!!! Ne se vlera e nje studimi vihet ne diskutim sepse 3000 njerez nuk jane nje numer i mjaftueshem per ta bere studimin te besueshem, cfare mund te thuhet per "Supersize me", ne qender te se cilit eshte vetem 1 person?

Ne anen tjeter te kontinentit, Fredrik Nyström, profesor i universitetit te Linköping, Suedi, behet kurioz dhe perserit eksperimentin e Spurlock ne laboratorin e tij. Nyström, nje specialist ne fushen e metabolizmit dhe diabetit, i pelqen tek Spurlock ideja e testimit te efektit te mbikalorive ne njerez te shendetshem, me peshe normale, ide e patestuar me pare. Mbas nje leksioni, ku Nystrom flet edhe per "Supersize me", ai i drejtohet auditorit dhe kerkon midis studenteve vullnetare qe do te donin te perserisnin ne trupin e tyre eksperimentin e Spurlock. Midis vullnetareve, ai zgjedh 7 studente te shendetshem, rreth te 20tave, prej te cileve kerkon te konsumojne rreth 6000 kalori ne dite, kryesisht ne formen e hamburgerve (por ushqime te tjera lejohen), te mos bejne aktivitete sportive, te mos udhetojne me biciklete apo te bejne ecje te gjata. Pak a shume, te njejtat kushte si edhe Spurlock. Mbas 4 javeve, rezultatet ishin te tilla: te shtate pjesemarresit shtuan ne peshe, por mbipesha nuk eshte e njejte per te gjithe pjesemarresit. Ajo varion nga 5-15 % te peshes se trupit. Melcia tregoi ndryshime domethenese ne dy nga paramentrat e saj: sasia e enzimave ne gjak (e rritur) dhe niveli i kolesterolit (rritur). Por, asnjera nga keto dy parametra nuk ishte rritur ne ate nivel qe te perbente ndonje rrezik per organizmin. Nderkohe, qe asnje nga studentet nuk shfaqi luhatje humori apo probleme seksuale.

Krahasuar me njera tjetren rezultatet e eksperimentit te Spurlock dhe rezultatet e Nyström, duket se mbipesha eshte e vetmja e perbashket. Nderkohe qe, ngelen te paqarta arsyet se perse melcia e Spurlock reagoi kaq ekstremisht ndaj nje eksperimenti te tille. Tek studentet suedeze, vlerat e melcise ndryshuan deri ne javen e trete dhe me pas pesuan nje ulje te ndjeshme, duke sygjeruar nje efekt adaptimi te metabolizmit. Nje adaptim i tille i ishte sygjeruar edhe Spurlock ne fillim te eskperimentimit te tij nga grupi i mjekeve. Dy mund te jene arsyet qe cuan ne perkeqesimin ekstrem te parametrave te melcise se Spurlock. E para, ndonje semundje e paditur e melcise se Spurlock. E dyta, dieta e tij vegane.

Spurlock dhe Nyström, ne eksperimentet e tyre, testuan madhesi kalorifike ne kufirin e 5000 apo 6000 kalorive. Nje madhesi shume e ekzagjeruar. Po keshtu, eshte e veshtire te besosh qe njerezit ushqehen tre here ne dite vetem me fast food. Keshtu qe eshte me se legjitime te pyetet ne se vertet fast food eshte shkaku i epidemise obezitike qe ka kapur USA dhe qe po shfaqet ne horizontin e shume vendeve te tjera.

Duhet thene qe, megjithe kontributin e "supersize me" dhe filmave dhe librave qe trajtojne te njejten teme, fakti eshte qe pak eshte investuar ne gjetjen e pasojave te fast food tek shendeti i njeriut. Edhe pse e mundshme, akoma nuk mund te flitet per nje ndikim te drejteperdrejte te fast food ne dukurine e obezitetit. Megjithate, ka dy parametra qe te bejne te mendosh se fast food mund te kontribuoje ne obezitet. Madhesia e porcioneve dhe densiteti energjik i fast food. Ka prova te mjaftueshme shkencore qe te bindin se sa me i madh te jete porcioni i asaj qe hame, aq me shume konsumojme. Prentisse dhe Jebb, ne nje artikull te tyre ne "Obesity review", hedhin hipotezen se njeriut i mungon aftesia instiktive per te njohur ushqime me energji te larte, dhe si rrjedhim, i mungojne mekanizmat qe do ta ndihmonin ate ta metabolizonte kete ushqim pa shkaktuar deme. E pare historikisht, madhesia e burgerve, patateve te skuqura, pizzave dhe pijeve joalkolike ne pikat e shitjes se fast food jane rritur 2-2.5 here ne 50 vitet e fundit. Nderkaq, nje meny e plote ne nje pike shitjeje fast foodi ne Amerike ka mesatarisht 1100kJ/100g, madhesi gati dy here me e madhe se densiteti energjetik i nje ushqimi te konsideruar te shendetshem (525 kJ/100g).

Trans fat ne ushqimin tone

Pervec dy paramentrave te mesiperm, studiuesit po i referohen koheve te fundit edhe te ashtuquajturave trans fat (yndyrna trans) te prodhuara ne menyre industriale (IPTF). Trans fat gjenden, psh, ne margarine, dhe perftohen nga nafta, apo bimet. Interesi ne perdorimin e tyre nga industria ushqimore qendron ne faktin, qe kane temperatura te larte shkrirje, gje qe i ben ato, dhe produktet ku futet, te jene te qendrueshme per kohe te gjata, ne temperatura te larta. Duhet thene, qe trans fat gjendet edhe ne gjendje natyrore, kryesisht ne mish dhe prodhimet e qumeshtit. Por, ndersa mishi dhe produktet e qumeshtit permbajne vetem 5% trans fat, produktet industriale permbajne rreth 50%. Ka observime, si ai i Koh-Banerjee, qe sygjerojne se sasia e madhe e trans fat te prodhuar industrialisht eshte i lidhur me obezitetin abdominal. Ne nje perfundim te tille cojne studimet tek majmunet, ku eshte e provuar se sasia e madhe IPTF eshte shkaku per mbipeshe dhe obezitet abdominal.

Sa transfat gjendet ne fast food?

Kesaj pyetjeje i pergjigjet nje artikull botuar ne prestigjozen "Nature" prej Stender, Dyerberg dhe Astrup. Te tre studuesit shkojne dy hapa me tej dhe na informojne jo vetem se si eshte shperndarja e transfat ne prodhimet e McDonald, por edhe ne prodhimet e Kentacky Fried chicken (KFC). Gjithashtu, na informojne se si sasia e yndyrnave dhe transfat varion ne kontekste te ndryshme kulturash. Rezultatet e tyre paraqiten ne grafiket e meposhtem. Ne grafikun e pare tregohet permbajtja e yndyrnave totale (kolona ngjyre roze) ne 171 g patate te skuqura (french fries) dhe 160 g chicken nuggets ne prodhimet e McDonald. Ne kolonen e kuqe jepet sasia perkatese e transfat. Ne grafikun e dyte jepen te njejtat informacione per KFC. Ne menyre te permbledhur, ky studim tregon se: sasia e yndyrnave totale ne McDonald varion nga 41 - 65g, ndersa ne KFC, nga 42 - 74g. Ne McDonald transfat variojne nga 0.3 - 10.2 g, kurse ne KIC 0.3 - 24 g. Autoret konkludojne se i njejti produkt, nga e njejta firme, permban sasi yndyrnash qe variojne deri 40%, ndersa transfatet variojne deri disa disa here.

Megjithate, artikulli, per fat te keq, nuk shkon me tutje dhe nuk arrin te informoje nese ka ndonje korrelacion te drejte midis sasise se yndyrnave dhe transfateve ne fast food dhe shkalles se obezitetit te nje vendi. Gjithashtu, artikulli nuk informon mbi masen e konsumit te fastf ood ne kultura te ndryshme.

Kliko mbi figure dhe informohu mbi sasine e yndyrnave dhe transfateve ne vendin tend.

Efekti "Supersize me"

"Supersize me" eshte ne vetevete nje filem sa militant, aq edhe naiv. Spurlock, nen shembullin e aktivisteve te mbrojtjes se mjedisit dhe filmave te tyre militante kaq tipike per vitet '70-'80, aplikon ne lekuren e vet nje ekses fast food. Spurlock ben nje filem i bindur se fast food eshte e keqja. Por, une, filmin e Spurlock e ndjej edhe si nje britme qe kerkon te zgjoje nga pergjumja. Apo nga mosdashja per te pare. Ne rolin e britmes Spurlock, me filmin e tij, arriti te kapi vemendjen e miliona njerezve e ta beje fast food teme publike. Bile, ai arriti me shume. Arriti qe ta bente ate edhe teme shkencore! Pikerisht ketu qendron merita e madhe e filmit.

Merita tjeter e Spurlock eshte se, dashurpadashur, na tregoi se obeziteti, ashtu si edhe konsumimi i fast food, eshte tejet i lidhur me edukimin: sa me te edukuar e kultivuar njerezit, aq me pak jane ata te ekspozuar ndaj obezitetit. Konstatim jo i vogel. Konstatim qe fton per investime, masa e rregullime ne te gjitha nivelet.

A eshte fast food shkak per epidemine e obezitetit? Fast food si menyre jetese, i kombinuar me lojtare te tjere, ndoshta po. Shkenca ka akoma per te studiuar e per te thene. Nje gje eshte e sigurt: nese te shkrepet te hash ndonjehere nje hamburger dhe french fries, te nesermen nuk gdhihesh obez!

Marre nga Selfmaderadio

Unknownnoreply@blogger.com4tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-31862225553875608552007-11-24T17:07:00.000+01:002007-11-24T17:21:53.369+01:00Run, Forrest, run

<object height="355" width="425"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/kGrdsedQB9o&rel=1"><param name="wmode" value="transparent"><embed src="http://www.youtube.com/v/kGrdsedQB9o&rel=1" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" height="355" width="425"></embed></object>

Heroi yne nuk eshte Forrest, por nje mi i bardhe. Mi laboratori. Nje mi i manipuluar gjenetikisht. Perballe tij, ne garen kush vrapon me shpejt e me gjate, nje mi tjeter i bardhe, por i paprekur nga teknologjia. Vrapojne te dy.

Garen e fiton heroi yne. Miu qe njeriu e ka shnderruar ne nje supermi. Mrekullia qendron ne nje gjen te vetem, nje enzime metabolizmi. Zakonisht, nese kjo enzima eshte e mbishprehur na ben obeze. Nje enzime qe njeriu ja shprehu miut aty ku ai normalisht nuk e ka: ne muskuj. Perfundimi: nje mi qe vrapon shpejt, nje mi qe vrapon maratona, nje mi qe jeton gjate, qe ha shume por nuk shendoshet. Nje mi qe riprodhohet edhe ne moshe madhore. Nje mi qe nuk i ndahet sfides se maratones edhe ne prag te vdekjes.

Ky eshte nje mi model. Jo vetem sepse e manipulojme. Por, sepse, na doli sic do te deshironim ne njerezit te ishim: te pavdekshem, te paplakshem, sportive e aktive. Dhe pjellore. X-man.

Ku e kompenson ky mi gjithe kete aktivitet? Kush humbi teksa fitoi jetegjatesia? Kush humbi teksa u rrit shpejtesia? Kush u zvogelua teksa u rriten distancat e maratones? Energjia totale, tek e fundit, eshte e pandryshuar. Per kete nuk ka pergjigje akoma.

A ka njerez te tille, te seleksionuar nga natyra, qe jetojne mes nesh me keto kualitete dhe ne nuk i kemi vene re? Njerez qe jetojne gjate, qe nuk plaken, qe jane sportive e riprodhojne pafundesisht? Ne se njihni ndonje, ju lutem me njoftoni.

Mbasmendime:

1. Ajo pyetja, se kush e kompenson kete mrekulli, nuk me hiqet nga koka. A thua te jete ... truri? Ne se eshte keshtu dhe ne se behemi ashtu (si miu transgjenik) atehere ndoshta i japim vertetesi shprehjes "truri eshte tek muskujt"
2. Pse nuk u botua ky artikull ne Nature apo Science? A e di njeri?
3. Ne se mrekullia qendron ne nje gjen, percfare na duhen te tjeret? Hmm..?
4. New doping?

Doni edhe ju te beheni te pavdekshem?

Postmbasmendime:

Ne se ka kurioze qe duan te dine se perse ngrihen minjte per te vazhduar vrapimin pasi kane rene: sepse aty, tek ajo platforma ku bien minjte, ka nje eletroshock. Ceshtje shkence!

Postpostmbasmendime:

Fundi i shkences?

Pppmbasmendime:

Fundi i evolucionit?

marre nga SelfmaderadioUnknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-1110286701550208292005-03-08T13:57:00.000+01:002007-11-24T17:17:14.363+01:00“Mona Liza” e shkencës moderne

"Kemi zbuluar sekretin e jetës", do të deklaronte Francis Crick në pub “Eagle”, më 28 shkurt 1953. Deklarimi i 28 shkurtit do të pasohej nga botimi i artikullit legjendar të Ëatson dhe Crick, në 25 prill 1953, në prestigjiozen “Nature”, artikull që merrte përsipër për herë të parë në histori të hidhte dritë mbi strukturën e ADN-së. Crick dhe Ëatson nuk ishin të vetmit që kishin arritur të shtinin në dorë strukturën e ADN-së. Në të njëjtin numër të "Nature" do të botoheshin edhe dy artikuj të tjerë, njëri me autorë Ëilkins, Stokes dhe Ëilson, kurse tjetri me autorë Franklin dhe Gosling. Të trija grupet e shkencëtarëve kishin arritur në konkluzionin se ADN-ja, molekula e jetës, përbëhej nga dy spirale që përdridhen rreth njëra-tjetrës me kahe të kundërta. Ëatson dhe Crick do të tregoheshin edhe më të guximshëm e do të spekulonin në një artikull të dytë në "Nature", vetëm pesë javë më pas, mbi implikimet e një strukture të tillë në funksionin e gjeneve. Zbulimi i strukturës së ADN-së, i konsideruar sot zbulimi i mileniumit, në mënyrë radikale revolucionarizoi shkencën e biologjisë dhe mjekësinë, ndryshoi këndvështrimin e shoqërisë njerëzore mbi jetën dhe shënon fillimin e një epoke të re: epokës së ADN-së.
Kërkimet mbi misterin e jetës kishin filluar shumë më herët se kërkimet e Crick dhe Ëatson. Filozofi grek Aristoteli është ndoshta i pari që hodhi idenë e gjenit, njësisë së trashëgimisë, por ishte murgu Gregor Mendel ai që, në mënyrë eksperimentale, provoi se tiparet trashëgohen nga njëri brez te tjetri në bazë të rregullave të përcaktuara mirë. I apasionuar pas matematikës dhe kopështarisë, Mendeli 34-vjeçar mori përsipër të studionte në mënyrë sistematike trashëgiminë e tipareve të bimëve, duke zhvilluar eksperimente gjigande, në të cilat thuhet të ketë mbjellë e analizuar gati 30 000 lloje bimësh. Pas një pune heroike 8-vjeçare, Mendel i boton rezultatet e tij në vitin 1865, rezultate të cilat kalojnë pa u vënë re nga komuniteti shkencor e të cilat do të liheshin në harresë për gjysmë shekulli. Në vitin 1900 tre shkencëtarë: Hugo deVries, Carl Correns dhe Eric von Tschermak, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kishin rizbuluar Mendelin, përsëritur eksperimentet dhe provuar se konkluzionet e tij ishin korrekte. Ligjet e trashëgimisë së Mendelit ishin një surprizë e madhe për biologët. Ky ishte vetëm fillimi. 3 vjet më pas, Ëalter Sutton do të deklaronte se kromozomet sillen pikërisht sipas ligjeve të Mendelit, ata janë në çifte dhe secili çift formohet nga një kromozom i nënës dhe nga një i babait. Thomas Hunt Morgan, fitues i çmimit Nobel dhe babai i gjenetikës amerikane, do ta pasonte këtë deklarim me zbulimin se gjenet janë të vendosura njëri pas tjetrit në mënyrë lineare në kromozome. Morgan etabloi njësinë që mat distancën midis gjeneve, njësi së cilës i dha emrin e tij: centimorgan. Në vitet 1930 një emër i ri do t'i shtohej listës së shkencëtarëve briliantë në frontin e gjenetikës: Herman Joe Mueller. Mueller (fitues i çmimit Nobel në 1933) bombardoi mizat e frutave me rreze X dhe vuri re se pasardhësit e tyre mbartnin modifikime dhe deformime që nuk ishin të pranishme te prindërit. Mueller do të konkludonte se gjenet, ashtu si edhe atomet, duhet të kishin një strukturë e cila ishte në gjendje të ndryshohej, nëse trajtohej, ashtu siç, me rreze X. Mizat e modifikuara të Muellerit ishin mutantët e parë të prodhuar në historinë njerëzore nga njeriu dhe do t'i hapnin rrugën gjenetikës moderne. Në se gjenet, ashtu si edhe atomet, kishin një strukturë, atëherë cila ishte kjo strukturë? Kjo ishte pyetja që do të obsesonte më pas Ëatson, Crick, Ëilkins dhe Franklin. Zbulimi i strukturës së molekulës së gjeneve, ADN-së, do t'i shpërblente Ëatson, Crick dhe Ëilkins jo vetëm me çmimin Nobel, por edhe me pavdekësinë.
Mona Liza e shkencës moderne
Kështu e quan Martin Kemp molekulën e ADN-së në një nga esetë e tij. As edhe një molekulë në historinë e shkencës nuk ka arritur statusin mitik të ADN-së. Imazhi i saj është printuar në çdo aspekt të shoqërisë: në shkencë, art, muzikë, kinematografi dhe arkitekturë. Ëatson dhe Crick identifikohen me ADN-në, ashtu si Leonardo identifikohet me Mona Lizën. Është vërtet shumë kurioz suksesi dhe, mbi të gjitha, publiciteti që Ëatson dhe Crick kanë marrë gjatë këtyre 50 viteve. Kontributi i tyre në shkencë nuk është më i madh se ai i pionierëve të modelimit molekular, si: Braggs, John Kendreë, Max Perutz, Maurice Ëilkins dhe Linus Pauling. Ajo që i veçon të dy shkencëtarët nga kolegët e tyre është fati i tyre unik i të formuarit të çiftit ideal të shkencëtarëve, që janë lindur për njëri-tjetrin dhe fakti që të dy patën fatin të studionin ADN-në, molekulë që, përpos mbartëse e sekretit të jetës, është edhe vizualisht shumë estetike, është e një bukurie monumentale. Kjo bukuri ka inspiruar sa shkencëtarët, aq edhe artistët. Janë një seri punimesh arti me ADN-në në qendër. Artisti Roger Barry prodhon ne vitin 1998 një skulpturë gjigande e cila qëndron e varur në hollin e një godine shumëkatëshe të universitetit të Kalifornisë, “Davis”. Një tjetër vepër arti, me titull "Spirals Time - Time Spirals" (2000) e artistit, arkitektit dhe teoricienit të postmodernizmit, Charles Jencks, dekoron Cold Spring Harbor Laboratory, që drejtohet nga Ëatson. Mark Curtis, një skulptor i interesuar në eksplorimin e estetikës strukturore, guxon të reformojë modelin origjinal të ADN-së në ciklin mbi ADN-në, të destinuar për pullën e mbretërisë britanike. Tentimit të ADN-së nuk i ka shpëtuar as Salvador Dali, në pikturën e tij fantastike "Butterfly Landscape, The great masturbator in surrealist landscape ëith DNA" (1957). Përveçse objekt arti, ADN-ja paraqet edhe një objekt të bukur dhe fin dekorues. Byzylykë me motiv ADN-je shiten edhe në dyqanet komerciale të MoMA (Museum of Modern Art, Neë York City).
Miti Rosalind Franklin
Në vitin 1962 James Ëatson, Francis Crick dhe Maurice Ëilkins u dekoruan me çmimin Nobel për zbulimin e strukturës së ADN-së. Midis tyre mungonte Rosalind Franklin, ekperimentet e së cilës kontribuan në mënyrë direkte në zbulimin e strukturës së ADN-së. Është një nga rregullat e Fondacionit Nobel, që fituesit duhet të jenë gjallë në momentin e deklarimit të fituesve të çmimit, rregull në fuqi edhe sot e kësaj dite. Franklin, një specialiste e mirënjohur në fushën e strukturës së karbonit, vdiq në vitin 1958, në moshën 37-vjeçare nga kanceri, vetëm 4 vite para dhënies së çmimit Nobel. Vdekja e saj e shpejtë dhe fakti i zbuluar vite më pas se Ëatson dhe Crick, në mënyrë jo të ndershme, përfituan nga rezultatet e saj për të bërë publikimin e tyre, ndikuan që Rosalind Franklin të shndërrohej në një ikonë. E vetmja femër shkencëtare që ka arritur të ketë të njëjtin popullaritet e t'i ketë rezistuar harresës së kohës është ndoshta vetëm nobelistja Mari Kyri. Në fund të shkurtit 1953 Franklin, e cila punonte në King's College, kishte arritur të zbulonte me ndihmën e rrezatimeve X strukturën e ADN-së. Në shënimet e veta ajo do të shkruante se ADN-ja përbëhet nga dy spirale. Ajo që Franklin nuk dinte ishte se Ëatson dhe Crick kishin arritur të shtinin në dorë rezultatet e saj. Në librin e tij bestseller "The double helix", Ëatson shkruan: "Rosy (shkurtimi i emrit Rosalind), sigurisht që nuk na i dha me dorën e saj rezultatet. Në fakt, askush nga ata të King's College nuk e dinte se rezultatet kishin rënë në duart tona." Në kohën kur ky pohim i sinqertë u publikua, viti 1968, kishin rrjedhur shumë ujëra: Ëatson e Crick kishin marrë çmimin Nobel, Ëatson ishte bërë profesor në universitetin e famshëm të Harvard-it, kurse Frankin... Franklin kishte vdekur.

© Pop - Biologjia

Unknownnoreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-1110284097117298002005-03-08T13:13:00.000+01:002007-11-24T17:16:56.780+01:00Shqiperia dhe bimet e manipuluara gjenetikisht: Verdikti i Parlamenti Shqiptar determinues per te ardhmen e bujqesise dhe turizmit Shqiptar.

Dikur ishin vetem ne faqet e librave fantastiko-shkencore, prej gati 10 vjeteve jane bere nje realitet: Bimet e modifikuara gjenetikisht mbillen, perdoren e eksportohen sot ne nje pjese te globit krahas produkteve tradicionale. Zbulimi i struktures se ADN-se dhe mundesite teknike per te manipuluar gjenet u bashkeshoqeruan edhe me tendencen per t'i shrytezuar keto arritje ne menyre komerciale. Firma te medha si amerikania Monsanto e zvicerania Syngenta nuk hezituan aspak per te eksperimentuar me metodat e reja bioteknologjike, e sidomos ne krijimin e farerave te manipuluara gjenetikisht.

Vit per vit bujqerit llogarisin humbje te medha prej bimeve dhe insekteve parazitare. Pesticidet e herbicidet arrijne deri diku te minimizojne humbjet por, ne te njejten kohe, keto substanca toksike bejne te mundur seleksionimin e llojeve me te forta e me rezistente te insekteve dhe bimeve parazitare te cilat, si cdo organizem, gezojne aftesine e te adaptuarit. Me rezistente insektet dhe bimet parazitare akoma me te forta duhet te jene plehrat kimike qe do t'i luftojne ato. Me te forta plehrat kimike, me helmuese fuqia e tyre per mjedisin dhe per njerezit. Nje rreth i mbyllur.

Sme shkencetare pane ne metoden e manipumit gjenik nje mundesi, te pakten teorike, per te anashkaluar problemin e perdorimit te substancave toksike. Ne vend te sperkatjes se bimeve (dhe paralelisht edhe te tokes) me keto substanca, bimet mund te pajiseshin artificialisht me gjene qe, ne menyre te vazhdueshme, prodhojne substance helmuese per parazitet. Sot, manipulimi gjenetik ka arritur deri aty sa te integroje ne gjenomin e bimeve gjene nga kater deri pese specie te ndryshme. Ajo qe ne fillim u mendua te ishte thjesht nje eksperiment shkencor shume shpejt i la muret e laboratoreve per te hyre ne ingranazhet e industrise bioteknologjike. Sot, rreth 46% e sojes, 20% e pambukut dhe 7% e misrit te prodhuar ne rang boteror eshte e manipuluar gjenetikisht. 99% e gjithe fushave te mbjella me kultura te manipuluara gjenetikisht jane ne vetem 4 vende: USA, Kanada, Argjentina dhe Kina.

Skepticizmi i shkences

Edhe pse ne teori ideja e manipulimit gjenetik te farerave eshte elegante dhe drejtevizore, praktika eshte me e komplikuar. Manipulimi gjenetik, ashtu si edhe bujqesia konvencionale, aplikon idene e luftimit te paraziteve me lende helmuese. Pavaresisht se ne cfare rruge jepet helmi, nga siperfaqja e bimes apo nga brendesia e saj, parazitet do te fitojne imunitet. Per te ruajtur nivelin e fitimit industria bioteknologjike duhet ose te gjeje e fusi tek bimet gjene te reja qe prodhojne helme me te forta, ose te fusi nje numer akoma me te madh gjenesh qe do te prodhojne perzierje me te forta helmesh, ose te perdori paralelisht me manipulimin gjenetik edhe plehrat kimike. Pra, manipulimi gjenetik nuk zgjidh as problemin e rendimentit dhe fitimit dhe as ate ekologjik.
Shkencetaret jane gjithashtu shume skeptik persa i perket efekteve te gjeneve te reja te futura tek bimet tek shendeti i njerezve. Studimet shkencore tregojne se tek njerezit qe kane ngrene produkte qe permbajne bime te manipuluara gjenetikisht flora e zorreve eshte kontaminuar me gjenet e reja. Ky lloj transferimi i gjeneve nga bimet tek flora bakteriale ndodh shume me shpejt se sa ishte menduar. Se cilat jane pasojat e ketij transferimi gjenik dhe, sidomos, akumulimit te metejshem te ketyre gjeneve eshte shume e veshtire te parashikohet. Dihet vetem se tek derrat e ushqyer ne menyre te vazhduar me kultura te manipuluara gjenetikisht profili hormonal eshte i ndryshuar.
Nje kusht i domosdoshem per perdorimin komercial e shkencor te bimeve te manipuluara gjenetikisht eshte qe ato te mos i kapercejne kufijte e fushes ku ato mbillen. Nje nderrmarje e pamundur po te kihet parasysh qe poleni i bimeve ne saje te eres, ujit dhe insekteve mund te shtegetoje per kilometra te tera. Nje seri artikujsh shkencore provojne se bimet e manipuluara gjenetikisht jane ne gjendje dhe, ne fakt, kane kontaminuar bime jo te manipuluara. Problemi i kontaminimit ka sjell situata juridike teper te komplikuara. Keshtu ne Kanada, Monsanto, nje nga prodhuesit me te medhenj te bimeve te manipuluara gjenetikisht, akuzon fermeret kanadeze qe raportojne per kontaminime se nuk behet fjale per kontaminime por per vjedhje dhe i padit me gjoba. Nga ana tjeter, fermert me kultura te kontaminuara nuk mund t'i shesin produktet e tyre tek klientet qe nuk duan te blejne prodhime te manipuluara.
Nje problem tjeter per shkencetaret eshte fakti qe tek bimet e modifikuar gjenetikisht perziehen gjene te specieve nga me te ndyrshme. Ne natyre, individet e nje specie nuk kryqezohen me ata te nje specie tjeter. Evolucioni ka krijuar mekanizma te tille qe edhe kur dy specie kryqezohen me njeri-tjetrin ato nuk jane ne gjendje te lene pasardhes. Metoda e manipulimit gjenetik ben te mundur menjanimin e mureve te evolucionit, kombinimin e gjeneve te specieve nga me te ndryshem duke krijuar, ne menyre artificiale, specie te reja. Se cilat jane implikimet e ketyre sajesave artificiale ne te ardhmen e planetit eshte shume e veshtire te perfytyrohet.

Komuniteti Europian ndalon ligjerisht prodhimin dhe importin e bimeve te manipuluara gjenetikisht dhe produkteve ushqimore qe rrjedhin prej tyre.

Sipas te dhenave te Barometrit Europian (Eurobaromete 55.2), te bera publike ne 2001, 60% e 16'029 njerezve te anketuar nga 15 shtete Europiane ishin te preokupuar se ky lloj manipulimi do ta influencoje planetin tone shume negativisht, 71% ishin kunder manipulimit gjenetik, kurse 95% e tyre do te deshironin te kishin mundesine e zgjedhjes midis prodhimeve te manipuluara gjenetikisht dhe atyre konvenciaonale. Komuniteti Europian dhe Zvicra ndalojne prej vitesh prodhimin apo importimin e bimeve te manipuluara gjenetikisht, kane bere te detyrueshem per industrise ushqimore raportimin ne etikat e produkteve ushqimore e te gjithe elementeve perberes te nje produkti ushqimor, dhe aplikojne deklarimin e detyruar te produkteve ushqimore qe rrjedhin nga bime te modifikuara gjenetikisht dhe te dritherave te manipuluara gjenetikisht. Per implementimin rigoroz te ketyre ligjeve sherbejne qendra kerkuese qe ekzaminojne produktet ushqimore per pranine e kontaminimeve nga bime te manipuluara gjenetikisht.
Keto masa te rrepta te Komunitetit Europian dhe vendeve si Zvicra jane te influencuara jo vetem nga skepticizmi i komunitetit shkencor, nga rritja e ndergjegjesimit per nje kulture te te jetuarit me te shendetshme, nga rritja e ndergjegjesimit per ruajtjen e mjedisit por edhe nga eksperiencat si ajo e lopes se terbuar. Ishin pikerisht rritja e rendimentit dhe e fitimeve ato qe shtyne shkencetaret te sygjeronin vite me pare ushqimin e lopeve me lende proteinike-energjitike te natyres shtazore pa studiuar me pare ne menyre rigoroze pasojat e nje akti te tille. Rezultati i nje eksperimenti te tille eshte ne gojen e te gjitheve: Lopa e cmendur, qe shkakton tek njerezit semunjen e pasherueshme te Kreuzfeld-Jakob, semundje qe shkakton degjenerimin e trurit dhe me pas vdjekjen.
Ka edhe nje aspekt tjeter qe shpjegon sjelljen radikale te Europes dhe Zvicres: mbrojtja e interesit te fermereve. Manipulimi gjenetik i bimeve con ne humbjen e plote te pavaresise se fermereve. I vetmi burim i farerave te manipuluara gjenetikisht jane firmat bioteknologjike qe i shesin keto farera me kushtin e perdorimit te tyre vetem njehere. Kjo do te thote qe nje fermer duhet ta bleje faren cdo vit dhe te jete teresisht i varur nga firmat biotek. Koncepti i bujqesise konvencionale ku bujku riqarkullon prodhimin e tij si fare, pa patur nevoje ta bleje ate, eshte jokompatibel me teknologjine e re. Nje aplikim global dhe unik i teknologjise se bimeve te manipuluara gjenetikisht do te thote nje varesi globale prej nje grusht firmash qe kane patentetuar te gjitha farat e manipuluara, do te thote humbje e farave autoktone, humbje e specieve te bimeve bujqesore te adoptuara si te tilla qe nga fillimet e qenies njerzore.

Shqiperia: e sotmja dhe e ardhmja

Kryesisht nje vend agrar, Shqiperia eshte dashur te kaloje nje proces teper te veshtire tranzicioni per te rindertuar nje politike bujqesore e per ta bere bujkun shqiptar te pavarur. Shume agjensi te huaja kane ofruar per bujqesine shqiptare ndihma qe synojne pervecse rimekembjen e bujqesise shqiptare edhe shnderrimin e saj ne nje treg fitimprures per firma te ndryshme te huaja te specializuara qofte per pajisje e makineri bujqesore, qofte per plehera kimike, qofte per drithera. Megjithate, pervecse disa perpjekjeve ne rang institucional te perfaqesuesit te USAID per te inkurajuar hyrjen ne Shqiperi te dritherave te manipuluara gjenetikisht, nuk ka te dhena zyrtare per pranine etyre. E nese ato kane hyre eshte e veshtire te thuhet se ku jane sepse pervecse mungeses se ligjeve mungojne edhe institucionet qe i implementojne keto ligje. Parlamenti shqiptar duket se heret kete jave do ta pajisi me ne fund edhe Shqiperine me nje pakete ligjesh qe do te rregullojne hyrjen apo moshyrjen e dritherave te modifikuara ne vendin tone, qe do te vendose nese shqiptari do te ndryshoje menyren e tij tradicionale te te ushqyerit ne favor te firmave bioteknologjike. Nga cila ane do anoje peshorja ne parlamentin shqiptar eshte veshtire te thuhet ne kushtet e heshtjes totale per nje teme kaq te rendesishme per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, ne kushtet e mugeses se plote te nje diskutimi publik mbi nje teme qe prek interesat e cdo qytetari te Republikes se Shqiperise, ne mungesen totale te informacionit te barometrave qe masin shijet, deshirat dhe vullnetin e njerezve. Ngelet vetem te shpresohet qe presioni i komunitetit europian te funksionoje perseri ashtu si edhe ne raste te tjera, per te shmangur nje katastrofe tjeter jo vetem ne bujqesi, por edhe ne turizem e ne mjedisin tashme te renduar nga ndotjet deri ne ate pike ku nuk mban me.
Nje gje duket e qarte: Ne se miraton hyrjen e bimeve te manipuluara gjenetikisht Shqiperia rrezikon te shnderrohet ne nje ishull ne Ballkan, rajon ku luhet shumica e tregetise shqiptare, prej te cilit askush nuk do te deshiroje te bleje produkte ushqimore, e ku njerezit nuk do te deshirojne te shkojne per pushime. Ne se miratohet hyrja e farerave te manipuluara gjenetikisht bujkut shqiptar do t'i duhet perfundimisht te ndahet nga enderra e eksportit te produkteve te fermes se tij, bujkut shqiptar do t'i duhet te hyje nje rruge ne te cilen as ka kompetence e as e mbron njeri, bujkut shqiptar do t'i duhet te ndahet perfundimisht nga traditat bujqesore te kultivuara prej brezash ne familjen e tij, hotelerierit do t'i duhet te ndahet nga enderra e zhvillimit te turizmit, Shqiptarit do t'i duhet te ndahet nga krenaria e tij e vjeter mbi produktet bujqesore shqiptare te pastra, te shijshme e autoktone. E mbi te gjitha, enderra per te hyre dikur ne Komunitetin Europian do behet ose nje enderr edhe me e larget, ose nje enderr shume e shtrenjte.

© Pop - Biologjia

Unknownnoreply@blogger.com11tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-1110284019639778222005-03-08T13:12:00.000+01:002007-11-24T17:15:18.668+01:00Mirësevjen "New brave world"

"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11.55 shenon momentin e lindjes se nje njeriu te klonuar. Eshte nje bebe vajze, e pagezuar me emrin Eve, lindur nga nje grua amerikane 31 vjecare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas. Klonimi i njeriut ka qënë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve te fundit. Kjo për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekpertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakulare.

Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të ufove, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë një vjecar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatëzana me femije te klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një femijë i klonuar. Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Birgitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbike 31 vjeçare hollandeze. Faktet përsëri mungojnë.

Metoda e klonimit eshte etabluar per here te pare tek kafshet. Klonim quhet procesi i prodhimit te qenieve te gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja me e famshme e botes, eshte e para kafshe gjitare (keshtu quhen kafshet qe i ushqejne te porsalindurit e tyre me qumeshtin e gjirit) e klonuar. Per te prodhuar Dollin, materiali gjenetik i marre nga nje qelize e diferencuar e trupit programohet serisht duke e kthyer mbrapsht ne gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zevëndësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza. Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplatohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Per Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dollin, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kerkimet e tij ai synon, parasëgjithash, të manipuloje delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojne substanca speciale, si psh medikamente. Këto substanca duhet te depozitohen ne qumeshtin e deles nga i cili do te ekstraktohen me pas per t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar keto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.

Klonimi i Dollit shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët e nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolli kaloi nëpërmjet 276 dështimesh. Një deshtim gjatë klonimit do të thotë një lindje me difekt ose vdekje. Por edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqisin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përvecse mbipeshës shumë klone, kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. Psh, tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojne funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstar Dolli vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Per shkencetaret eshte akoma e paqarte se si klonimi influencon shendetin e kafsheve dhe gjatesine e jetes se tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?

Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një semundje që duhet të kurohet kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të linde një grua 63 vjecare me anën e metodës së fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe Raelistet e konsiderojne mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelistët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga zoti dhe as nga evolucioni. Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planete të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor. Edhe vetë profetët, Buddha, Moses, Jesus and Mohammed janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianet janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojne njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, guruja e sektit të ufove, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologen franceze, dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).

A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu? Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i nje embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6 qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të sukseshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid, nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë mbi mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtetë klone duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht ju mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet mbi klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjithë kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij mbi klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.

Per çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtëpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopësht idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatëzana me femijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndërrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.

Për të patur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numer i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri ne 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.

Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësine, prindër që ju kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një duplikat të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianet janë edhe ushtarët amerikane. Ndërhyrja militare amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijet e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikane është kostoja përkundrejt së cilës bëhet e mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.

Megjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jene bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjere akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që ju kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë Gjermano-Franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.

E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndërrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vleresuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër, për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do na heqi mundimin e të qenurit femije, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë." ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.

Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, psh, është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, psh, mëlçine, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transpantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të sukseshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetëvete shumë eficient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekesinë.

Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, psh, me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me ligj por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiale të mëdha.

Ndërkohë, edhe pas tre javëve të njoftimit më bombastik të historisë moderne njerëzore, mbretëron paqartësi e madhe. Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajër. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndjente të nevojshme të njoftonte në se i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi" ishte koment i tij vetëjustifikues.

Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Më 22 janar atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratoret dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh.

Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte vitit 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikeson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eskperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimete njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërise njerëzore. Përmirësimi ë gjeneve nuk ë zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.

© Pop - Biologjia

Unknownnoreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-11308296.post-1110283908930800342005-03-08T13:07:00.000+01:002007-11-24T17:14:58.717+01:00Duke ndjekur hap pas hapi virusin e SARSit

Shkencëtarët e Universitetit të Hong Kongut raportuan në 22 mars se kanë arritur të rrisin në kulturë qelizore virusin shkaktar të pneumonisë së pazakontë. Shkencëtarët e izoluan virusin nga mushkërite e infektuara të njërit prej 10 viktimave të SARSit. Pavarësisht nga ky sukses, shkencëtarët janë akoma të paqartë për identitetin e virusit. Nga vëzhgimet nën mikroskop, shkencëtarët gjermanë kanë konkluduar se, virusi i SARSit ka një formë të ngjashme me virusin e familjes Paramyxoviridae. Shkencëtarët kanadezë, nga ana e tyre, sygjerojnë se shkaktari i sëmundjes është një pjesëtar i familjes Paramyxoviridae i quajtur metapneumovirus. Metapneumovirusi është izoluar dhe karakterizuar për herë të parë nga shkencëtarët danezë në qershor të vitit 2001 nga paciente me simptoma pneumonie. Megjithatë, ky virus nuk ka agresivitetin e virusit te SARSit dhe nuk transmetohet si ai. Studime akoma të papublikuara të disa prej laboratorëve të përfshira në studimin e SARSit sygjerojnë se mund të bëhet fjalë për një virus krejt të ndryshëm nga çfarë spekullohet deri më tash.
SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) u vu në qendër të vëmendjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas infektimit brenda një kohe të shkurtër të një numri të madh njerëzish, kryesisht në rajonin e Hong Kongut. Simptomat e sëmundjes janë në stadin fillestar të ngjashme me ato të një gripi: temperature (>38°C), ethe, dhimbje koke, diare. Në këtë fazë, testet e shpejta-rutine laboratorike nuk janë në gjendje të identifikojnë agjentin e sëmundjes. Mbas 3-7 ditësh fillon kolla dhe problemet me frymëmarrjen të cilat, në gati 20% të rasteve, çojnë në përdorimin e maskave me oksigjen. Periudha e inkubimit të sëmundjes (mbartjes së saj pa shfaqur simptoma) është 2 deri në 10 ditë ndërsa vdekshmëria llogaritet në 3%.
Deri më tash, e vetmja mënyre efektive për të diferencuar SARSin nga gripi apo pneumonitë e zakonshme ka qenë radiografia e mushkërive. Kjo situatë tani mund të quhet e kapërcyer. Shkencëtarët e Universitetit të Hong Kongut kanë bërë të mundur zhvillimin e një testi që në mënyrë specifike diagnostikon të sëmurët me SARS. Testi diagnostikues, i cili identifikon gjurmët e virusit të SARSit në gjak, është provuar të jetë i suksesshëm tek të gjithë pacientët e testuar. Ngelet që ky test të shndërrohet në një formë më të sofistikuar që do të lejojë përdorimin e tij në rutinën spitalore.

Origjina e SARSit

Burimi i përhapjes së SARSit rezulton të jetë një doktor kinez i cili, gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Hong Kong, ka infektuar midis 12 shkurtit dhe 2 marsit 7 individë, tre nga Singapori, dy kanadezë, një kinez dhe një hongkongas. Në 22 mars, Sekretari i Shtetit për Shendetësinë në Hong Kong do të raportonte se vetem në Hong Kong bilanci i SARSit është 222 të infektuar dhe 6 të vdekur. Megjithë masat e ndërrmara për të shmangur përhapjen e sëmundjes, vetëm midis 20-21 marsit numri i të infektuarve u rrit me 32 raste të reja. Ndërsa pacientët e parë të infektuar ishin mjekët dhe infermieret që ranë të paret në kontakt me sëmundjen, tash midis pacientëve llogariten familjarë dhe femijë të mjekëve dhe infermierëve të infektuar, miq të tyre, studentë të mjekesisë. Virusi ka kohë që ka lene kontinentin aziatik e ka levizur në drejtim të Evropës dhe Amerikës. Në listën e shteteve të prekura nga SARS përfshihen sot Hong Kongu, Taiwani, Thailanda, Singapori, Anglia, Slovenia, Zvicra, Kanadaja, Spanja, Italia dhe USA. Numri total i të infektuarve deri në 22 mars ishte 380, kurse i viktimave 10.
Në këtë numer nuk janë perfshirë të infektuarit e mundshëm në Kine, vendi nga mendohet ta ketë origjinën SARSi. Doktori kinez që infektoi 7 turistët e hotelit në Hong Kong, dhe njëri nga të 10 viktimat e SARSit, kishte ardhur nga provinca e Guangdong në Kinen Jugore. Në fund të nëntorit të vitit të kaluar provinca e Guangdong do të prekej nga një epidemi me simptoma të ngjashme me SARSin. Specialistët kinezë e konsideruan sëmundjen si një infektim bakterial dhe e lanë në heshtje. Ngjashmëria midis simptomave të epidemise në Kine dhe ato të SARSit, si dhe identifikimi i burimit të përhapjes së sëmundjes në Hong Kong e më gjerë, kanë përforcuar dyshimet se epidemia e nëntorit është shkaktuar nga virusi i SARSit. Specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë ndërmarrë gjatë fundit të javës një inspektim të hollësishëm të kësaj sëmundje në Kinë, inspektim që do të hedhë dritë mbi burimin e infektimit dhe shkallën e përhapjes së SARSit.

Nje pandemi e re ne horizont

Historia e shekullit të kaluar ka rregjistruar 3 pandemi të cilat kanë shkaktuar miliona të vdekur dhe humbje të mëdha ekonomike: në 1957, 1968 dhe 1977. Ekspertët janë të gjithë të një mendjeje që planetit tonë po i afrohet një pandemi e re. Modelet epidemiologjike llogarisin që vetëm në vendet e industrializuara kjo pandemi e re do të shkaktojë brenda një intervali kohor dyvjeçar 57-132 milionë të infektuar dhe 280 000-650 000 të vdekur. Në vendet në zhvillim kjo shifër pritet të jetë me e madhe si rezultat i kushteve minimale të higjienës dhe ushqimit të keq e të pamjaftueshëm. Eshte interesant fakti qe edhe pandemitë e vitit 1957, 1968 dhe 1977, ashtu si edhe SARSi dhe shumë viruse të tjera të identifikuar vitet e fundit, e patën origjinën në Kinë. Kina është një vend me një popullatë të dendur, me shumë komunitete që praktikojnë rritjen e derrave dhe patave, një mentalitet të ndryshëm për higjienen dhe, mbi të gjitha, ndryshime klimaterike të tilla midis veriu dhe jugut të vendit që favorizojnë gati çdo muaj infektimet nga gripi të një rajoni apo një tjetri. Per të gjitha këto arsye Kina është një lloj rezervuari virusesh.
Shfaqja në mënyrë të rregullt, gati çdo 10 vjet, e një pandemie shpjegohet me aftësinë e virusit të gripit për t'u transferuar nga një specie tek tjetra, për të ndryshuar vazhdimisht e për t'u rekombinuar gjenetikisht me viruse të specieve të tjera. Mundësia që viruse të strehuara në specie kafshësh akoma të panjohura, për një arsye ose tjetrën, të dalin nga këta strehues e të infektojne njerëzit është teorikisht e madhe. Në sajë të këtyre aftësive, virusi i gripit (ri)shfaqet në forma të reja, më agresive, që i shpëtojne sistemit mbrojtës të trupit tonë, efektit të ilaçeve dhe efektit të vaksinave.
Për t'i paraprirë shfaqjes së një pandemie të re, por edhe për të mbajtur nën kontroll valët vjetore gripale, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një rrjet global mbikëqyrës të përbërë nga 112 institute nacionale. Kapja e shfaqjes së viruseve dhe sëmundjeve të reja infektive që në fillimet e tyre, informimi i shpejtë dhe i efektshëm, kombinimi i përpjekjeve të komunitetit të shkencëtarëve për izolimin, identifikimin, analizimin dhe gjetjen e kurave përkatëse, kanë berë që epindemitë gripale të përballohen relativitisht lehtë. Janë prodhuar ilace më të sofistikuara e më të efektshme e krijuar vaksina që jo vetëm kanë rritur cilësinë e preventimit dhe të kurimit, por edhe kanë mbajtur relativisht nën kontroll dëmet ekonomike. Rasti i SARS është një sukseset më të fundit të OSHB. Brenda një kohe rekord, veprimet e koordinuara të mjekëve, institucioneve kombëtare, medias dhe, mbi të gjitha, koordinimi i punës së laboratorëve shkencore kane cuar ne izolimin e virusit dhe gjetjen e një testi diagnostikues. Përpjekjet për të gjetur identitetin e virusit dhe një kurë efektive kundër tij janë akoma në progres.

© Pop - Biologjia

Unknownnoreply@blogger.com1