e martë, mars 08, 2005

“Mona Liza” e shkencës moderne

"Kemi zbuluar sekretin e jetës", do të deklaronte Francis Crick në pub “Eagle”, më 28 shkurt 1953. Deklarimi i 28 shkurtit do të pasohej nga botimi i artikullit legjendar të Ëatson dhe Crick, në 25 prill 1953, në prestigjiozen “Nature”, artikull që merrte përsipër për herë të parë në histori të hidhte dritë mbi strukturën e ADN-së. Crick dhe Ëatson nuk ishin të vetmit që kishin arritur të shtinin në dorë strukturën e ADN-së. Në të njëjtin numër të "Nature" do të botoheshin edhe dy artikuj të tjerë, njëri me autorë Ëilkins, Stokes dhe Ëilson, kurse tjetri me autorë Franklin dhe Gosling. Të trija grupet e shkencëtarëve kishin arritur në konkluzionin se ADN-ja, molekula e jetës, përbëhej nga dy spirale që përdridhen rreth njëra-tjetrës me kahe të kundërta. Ëatson dhe Crick do të tregoheshin edhe më të guximshëm e do të spekulonin në një artikull të dytë në "Nature", vetëm pesë javë më pas, mbi implikimet e një strukture të tillë në funksionin e gjeneve. Zbulimi i strukturës së ADN-së, i konsideruar sot zbulimi i mileniumit, në mënyrë radikale revolucionarizoi shkencën e biologjisë dhe mjekësinë, ndryshoi këndvështrimin e shoqërisë njerëzore mbi jetën dhe shënon fillimin e një epoke të re: epokës së ADN-së.
Kërkimet mbi misterin e jetës kishin filluar shumë më herët se kërkimet e Crick dhe Ëatson. Filozofi grek Aristoteli është ndoshta i pari që hodhi idenë e gjenit, njësisë së trashëgimisë, por ishte murgu Gregor Mendel ai që, në mënyrë eksperimentale, provoi se tiparet trashëgohen nga njëri brez te tjetri në bazë të rregullave të përcaktuara mirë. I apasionuar pas matematikës dhe kopështarisë, Mendeli 34-vjeçar mori përsipër të studionte në mënyrë sistematike trashëgiminë e tipareve të bimëve, duke zhvilluar eksperimente gjigande, në të cilat thuhet të ketë mbjellë e analizuar gati 30 000 lloje bimësh. Pas një pune heroike 8-vjeçare, Mendel i boton rezultatet e tij në vitin 1865, rezultate të cilat kalojnë pa u vënë re nga komuniteti shkencor e të cilat do të liheshin në harresë për gjysmë shekulli. Në vitin 1900 tre shkencëtarë: Hugo deVries, Carl Correns dhe Eric von Tschermak, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kishin rizbuluar Mendelin, përsëritur eksperimentet dhe provuar se konkluzionet e tij ishin korrekte. Ligjet e trashëgimisë së Mendelit ishin një surprizë e madhe për biologët. Ky ishte vetëm fillimi. 3 vjet më pas, Ëalter Sutton do të deklaronte se kromozomet sillen pikërisht sipas ligjeve të Mendelit, ata janë në çifte dhe secili çift formohet nga një kromozom i nënës dhe nga një i babait. Thomas Hunt Morgan, fitues i çmimit Nobel dhe babai i gjenetikës amerikane, do ta pasonte këtë deklarim me zbulimin se gjenet janë të vendosura njëri pas tjetrit në mënyrë lineare në kromozome. Morgan etabloi njësinë që mat distancën midis gjeneve, njësi së cilës i dha emrin e tij: centimorgan. Në vitet 1930 një emër i ri do t'i shtohej listës së shkencëtarëve briliantë në frontin e gjenetikës: Herman Joe Mueller. Mueller (fitues i çmimit Nobel në 1933) bombardoi mizat e frutave me rreze X dhe vuri re se pasardhësit e tyre mbartnin modifikime dhe deformime që nuk ishin të pranishme te prindërit. Mueller do të konkludonte se gjenet, ashtu si edhe atomet, duhet të kishin një strukturë e cila ishte në gjendje të ndryshohej, nëse trajtohej, ashtu siç, me rreze X. Mizat e modifikuara të Muellerit ishin mutantët e parë të prodhuar në historinë njerëzore nga njeriu dhe do t'i hapnin rrugën gjenetikës moderne. Në se gjenet, ashtu si edhe atomet, kishin një strukturë, atëherë cila ishte kjo strukturë? Kjo ishte pyetja që do të obsesonte më pas Ëatson, Crick, Ëilkins dhe Franklin. Zbulimi i strukturës së molekulës së gjeneve, ADN-së, do t'i shpërblente Ëatson, Crick dhe Ëilkins jo vetëm me çmimin Nobel, por edhe me pavdekësinë.
Mona Liza e shkencës moderne
Kështu e quan Martin Kemp molekulën e ADN-së në një nga esetë e tij. As edhe një molekulë në historinë e shkencës nuk ka arritur statusin mitik të ADN-së. Imazhi i saj është printuar në çdo aspekt të shoqërisë: në shkencë, art, muzikë, kinematografi dhe arkitekturë. Ëatson dhe Crick identifikohen me ADN-në, ashtu si Leonardo identifikohet me Mona Lizën. Është vërtet shumë kurioz suksesi dhe, mbi të gjitha, publiciteti që Ëatson dhe Crick kanë marrë gjatë këtyre 50 viteve. Kontributi i tyre në shkencë nuk është më i madh se ai i pionierëve të modelimit molekular, si: Braggs, John Kendreë, Max Perutz, Maurice Ëilkins dhe Linus Pauling. Ajo që i veçon të dy shkencëtarët nga kolegët e tyre është fati i tyre unik i të formuarit të çiftit ideal të shkencëtarëve, që janë lindur për njëri-tjetrin dhe fakti që të dy patën fatin të studionin ADN-në, molekulë që, përpos mbartëse e sekretit të jetës, është edhe vizualisht shumë estetike, është e një bukurie monumentale. Kjo bukuri ka inspiruar sa shkencëtarët, aq edhe artistët. Janë një seri punimesh arti me ADN-në në qendër. Artisti Roger Barry prodhon ne vitin 1998 një skulpturë gjigande e cila qëndron e varur në hollin e një godine shumëkatëshe të universitetit të Kalifornisë, “Davis”. Një tjetër vepër arti, me titull "Spirals Time - Time Spirals" (2000) e artistit, arkitektit dhe teoricienit të postmodernizmit, Charles Jencks, dekoron Cold Spring Harbor Laboratory, që drejtohet nga Ëatson. Mark Curtis, një skulptor i interesuar në eksplorimin e estetikës strukturore, guxon të reformojë modelin origjinal të ADN-së në ciklin mbi ADN-në, të destinuar për pullën e mbretërisë britanike. Tentimit të ADN-së nuk i ka shpëtuar as Salvador Dali, në pikturën e tij fantastike "Butterfly Landscape, The great masturbator in surrealist landscape ëith DNA" (1957). Përveçse objekt arti, ADN-ja paraqet edhe një objekt të bukur dhe fin dekorues. Byzylykë me motiv ADN-je shiten edhe në dyqanet komerciale të MoMA (Museum of Modern Art, Neë York City).
Miti Rosalind Franklin
Në vitin 1962 James Ëatson, Francis Crick dhe Maurice Ëilkins u dekoruan me çmimin Nobel për zbulimin e strukturës së ADN-së. Midis tyre mungonte Rosalind Franklin, ekperimentet e së cilës kontribuan në mënyrë direkte në zbulimin e strukturës së ADN-së. Është një nga rregullat e Fondacionit Nobel, që fituesit duhet të jenë gjallë në momentin e deklarimit të fituesve të çmimit, rregull në fuqi edhe sot e kësaj dite. Franklin, një specialiste e mirënjohur në fushën e strukturës së karbonit, vdiq në vitin 1958, në moshën 37-vjeçare nga kanceri, vetëm 4 vite para dhënies së çmimit Nobel. Vdekja e saj e shpejtë dhe fakti i zbuluar vite më pas se Ëatson dhe Crick, në mënyrë jo të ndershme, përfituan nga rezultatet e saj për të bërë publikimin e tyre, ndikuan që Rosalind Franklin të shndërrohej në një ikonë. E vetmja femër shkencëtare që ka arritur të ketë të njëjtin popullaritet e t'i ketë rezistuar harresës së kohës është ndoshta vetëm nobelistja Mari Kyri. Në fund të shkurtit 1953 Franklin, e cila punonte në King's College, kishte arritur të zbulonte me ndihmën e rrezatimeve X strukturën e ADN-së. Në shënimet e veta ajo do të shkruante se ADN-ja përbëhet nga dy spirale. Ajo që Franklin nuk dinte ishte se Ëatson dhe Crick kishin arritur të shtinin në dorë rezultatet e saj. Në librin e tij bestseller "The double helix", Ëatson shkruan: "Rosy (shkurtimi i emrit Rosalind), sigurisht që nuk na i dha me dorën e saj rezultatet. Në fakt, askush nga ata të King's College nuk e dinte se rezultatet kishin rënë në duart tona." Në kohën kur ky pohim i sinqertë u publikua, viti 1968, kishin rrjedhur shumë ujëra: Ëatson e Crick kishin marrë çmimin Nobel, Ëatson ishte bërë profesor në universitetin e famshëm të Harvard-it, kurse Frankin... Franklin kishte vdekur.

© Pop - Biologjia

Shqiperia dhe bimet e manipuluara gjenetikisht: Verdikti i Parlamenti Shqiptar determinues per te ardhmen e bujqesise dhe turizmit Shqiptar.

Dikur ishin vetem ne faqet e librave fantastiko-shkencore, prej gati 10 vjeteve jane bere nje realitet: Bimet e modifikuara gjenetikisht mbillen, perdoren e eksportohen sot ne nje pjese te globit krahas produkteve tradicionale. Zbulimi i struktures se ADN-se dhe mundesite teknike per te manipuluar gjenet u bashkeshoqeruan edhe me tendencen per t'i shrytezuar keto arritje ne menyre komerciale. Firma te medha si amerikania Monsanto e zvicerania Syngenta nuk hezituan aspak per te eksperimentuar me metodat e reja bioteknologjike, e sidomos ne krijimin e farerave te manipuluara gjenetikisht.

Vit per vit bujqerit llogarisin humbje te medha prej bimeve dhe insekteve parazitare. Pesticidet e herbicidet arrijne deri diku te minimizojne humbjet por, ne te njejten kohe, keto substanca toksike bejne te mundur seleksionimin e llojeve me te forta e me rezistente te insekteve dhe bimeve parazitare te cilat, si cdo organizem, gezojne aftesine e te adaptuarit. Me rezistente insektet dhe bimet parazitare akoma me te forta duhet te jene plehrat kimike qe do t'i luftojne ato. Me te forta plehrat kimike, me helmuese fuqia e tyre per mjedisin dhe per njerezit. Nje rreth i mbyllur.

Sme shkencetare pane ne metoden e manipumit gjenik nje mundesi, te pakten teorike, per te anashkaluar problemin e perdorimit te substancave toksike. Ne vend te sperkatjes se bimeve (dhe paralelisht edhe te tokes) me keto substanca, bimet mund te pajiseshin artificialisht me gjene qe, ne menyre te vazhdueshme, prodhojne substance helmuese per parazitet. Sot, manipulimi gjenetik ka arritur deri aty sa te integroje ne gjenomin e bimeve gjene nga kater deri pese specie te ndryshme. Ajo qe ne fillim u mendua te ishte thjesht nje eksperiment shkencor shume shpejt i la muret e laboratoreve per te hyre ne ingranazhet e industrise bioteknologjike. Sot, rreth 46% e sojes, 20% e pambukut dhe 7% e misrit te prodhuar ne rang boteror eshte e manipuluar gjenetikisht. 99% e gjithe fushave te mbjella me kultura te manipuluara gjenetikisht jane ne vetem 4 vende: USA, Kanada, Argjentina dhe Kina.

Skepticizmi i shkences

Edhe pse ne teori ideja e manipulimit gjenetik te farerave eshte elegante dhe drejtevizore, praktika eshte me e komplikuar. Manipulimi gjenetik, ashtu si edhe bujqesia konvencionale, aplikon idene e luftimit te paraziteve me lende helmuese. Pavaresisht se ne cfare rruge jepet helmi, nga siperfaqja e bimes apo nga brendesia e saj, parazitet do te fitojne imunitet. Per te ruajtur nivelin e fitimit industria bioteknologjike duhet ose te gjeje e fusi tek bimet gjene te reja qe prodhojne helme me te forta, ose te fusi nje numer akoma me te madh gjenesh qe do te prodhojne perzierje me te forta helmesh, ose te perdori paralelisht me manipulimin gjenetik edhe plehrat kimike. Pra, manipulimi gjenetik nuk zgjidh as problemin e rendimentit dhe fitimit dhe as ate ekologjik.
Shkencetaret jane gjithashtu shume skeptik persa i perket efekteve te gjeneve te reja te futura tek bimet tek shendeti i njerezve. Studimet shkencore tregojne se tek njerezit qe kane ngrene produkte qe permbajne bime te manipuluara gjenetikisht flora e zorreve eshte kontaminuar me gjenet e reja. Ky lloj transferimi i gjeneve nga bimet tek flora bakteriale ndodh shume me shpejt se sa ishte menduar. Se cilat jane pasojat e ketij transferimi gjenik dhe, sidomos, akumulimit te metejshem te ketyre gjeneve eshte shume e veshtire te parashikohet. Dihet vetem se tek derrat e ushqyer ne menyre te vazhduar me kultura te manipuluara gjenetikisht profili hormonal eshte i ndryshuar.
Nje kusht i domosdoshem per perdorimin komercial e shkencor te bimeve te manipuluara gjenetikisht eshte qe ato te mos i kapercejne kufijte e fushes ku ato mbillen. Nje nderrmarje e pamundur po te kihet parasysh qe poleni i bimeve ne saje te eres, ujit dhe insekteve mund te shtegetoje per kilometra te tera. Nje seri artikujsh shkencore provojne se bimet e manipuluara gjenetikisht jane ne gjendje dhe, ne fakt, kane kontaminuar bime jo te manipuluara. Problemi i kontaminimit ka sjell situata juridike teper te komplikuara. Keshtu ne Kanada, Monsanto, nje nga prodhuesit me te medhenj te bimeve te manipuluara gjenetikisht, akuzon fermeret kanadeze qe raportojne per kontaminime se nuk behet fjale per kontaminime por per vjedhje dhe i padit me gjoba. Nga ana tjeter, fermert me kultura te kontaminuara nuk mund t'i shesin produktet e tyre tek klientet qe nuk duan te blejne prodhime te manipuluara.
Nje problem tjeter per shkencetaret eshte fakti qe tek bimet e modifikuar gjenetikisht perziehen gjene te specieve nga me te ndyrshme. Ne natyre, individet e nje specie nuk kryqezohen me ata te nje specie tjeter. Evolucioni ka krijuar mekanizma te tille qe edhe kur dy specie kryqezohen me njeri-tjetrin ato nuk jane ne gjendje te lene pasardhes. Metoda e manipulimit gjenetik ben te mundur menjanimin e mureve te evolucionit, kombinimin e gjeneve te specieve nga me te ndryshem duke krijuar, ne menyre artificiale, specie te reja. Se cilat jane implikimet e ketyre sajesave artificiale ne te ardhmen e planetit eshte shume e veshtire te perfytyrohet.


Komuniteti Europian ndalon ligjerisht prodhimin dhe importin e bimeve te manipuluara gjenetikisht dhe produkteve ushqimore qe rrjedhin prej tyre.

Sipas te dhenave te Barometrit Europian (Eurobaromete 55.2), te bera publike ne 2001, 60% e 16'029 njerezve te anketuar nga 15 shtete Europiane ishin te preokupuar se ky lloj manipulimi do ta influencoje planetin tone shume negativisht, 71% ishin kunder manipulimit gjenetik, kurse 95% e tyre do te deshironin te kishin mundesine e zgjedhjes midis prodhimeve te manipuluara gjenetikisht dhe atyre konvenciaonale. Komuniteti Europian dhe Zvicra ndalojne prej vitesh prodhimin apo importimin e bimeve te manipuluara gjenetikisht, kane bere te detyrueshem per industrise ushqimore raportimin ne etikat e produkteve ushqimore e te gjithe elementeve perberes te nje produkti ushqimor, dhe aplikojne deklarimin e detyruar te produkteve ushqimore qe rrjedhin nga bime te modifikuara gjenetikisht dhe te dritherave te manipuluara gjenetikisht. Per implementimin rigoroz te ketyre ligjeve sherbejne qendra kerkuese qe ekzaminojne produktet ushqimore per pranine e kontaminimeve nga bime te manipuluara gjenetikisht.
Keto masa te rrepta te Komunitetit Europian dhe vendeve si Zvicra jane te influencuara jo vetem nga skepticizmi i komunitetit shkencor, nga rritja e ndergjegjesimit per nje kulture te te jetuarit me te shendetshme, nga rritja e ndergjegjesimit per ruajtjen e mjedisit por edhe nga eksperiencat si ajo e lopes se terbuar. Ishin pikerisht rritja e rendimentit dhe e fitimeve ato qe shtyne shkencetaret te sygjeronin vite me pare ushqimin e lopeve me lende proteinike-energjitike te natyres shtazore pa studiuar me pare ne menyre rigoroze pasojat e nje akti te tille. Rezultati i nje eksperimenti te tille eshte ne gojen e te gjitheve: Lopa e cmendur, qe shkakton tek njerezit semunjen e pasherueshme te Kreuzfeld-Jakob, semundje qe shkakton degjenerimin e trurit dhe me pas vdjekjen.
Ka edhe nje aspekt tjeter qe shpjegon sjelljen radikale te Europes dhe Zvicres: mbrojtja e interesit te fermereve. Manipulimi gjenetik i bimeve con ne humbjen e plote te pavaresise se fermereve. I vetmi burim i farerave te manipuluara gjenetikisht jane firmat bioteknologjike qe i shesin keto farera me kushtin e perdorimit te tyre vetem njehere. Kjo do te thote qe nje fermer duhet ta bleje faren cdo vit dhe te jete teresisht i varur nga firmat biotek. Koncepti i bujqesise konvencionale ku bujku riqarkullon prodhimin e tij si fare, pa patur nevoje ta bleje ate, eshte jokompatibel me teknologjine e re. Nje aplikim global dhe unik i teknologjise se bimeve te manipuluara gjenetikisht do te thote nje varesi globale prej nje grusht firmash qe kane patentetuar te gjitha farat e manipuluara, do te thote humbje e farave autoktone, humbje e specieve te bimeve bujqesore te adoptuara si te tilla qe nga fillimet e qenies njerzore.

Shqiperia: e sotmja dhe e ardhmja

Kryesisht nje vend agrar, Shqiperia eshte dashur te kaloje nje proces teper te veshtire tranzicioni per te rindertuar nje politike bujqesore e per ta bere bujkun shqiptar te pavarur. Shume agjensi te huaja kane ofruar per bujqesine shqiptare ndihma qe synojne pervecse rimekembjen e bujqesise shqiptare edhe shnderrimin e saj ne nje treg fitimprures per firma te ndryshme te huaja te specializuara qofte per pajisje e makineri bujqesore, qofte per plehera kimike, qofte per drithera. Megjithate, pervecse disa perpjekjeve ne rang institucional te perfaqesuesit te USAID per te inkurajuar hyrjen ne Shqiperi te dritherave te manipuluara gjenetikisht, nuk ka te dhena zyrtare per pranine etyre. E nese ato kane hyre eshte e veshtire te thuhet se ku jane sepse pervecse mungeses se ligjeve mungojne edhe institucionet qe i implementojne keto ligje. Parlamenti shqiptar duket se heret kete jave do ta pajisi me ne fund edhe Shqiperine me nje pakete ligjesh qe do te rregullojne hyrjen apo moshyrjen e dritherave te modifikuara ne vendin tone, qe do te vendose nese shqiptari do te ndryshoje menyren e tij tradicionale te te ushqyerit ne favor te firmave bioteknologjike. Nga cila ane do anoje peshorja ne parlamentin shqiptar eshte veshtire te thuhet ne kushtet e heshtjes totale per nje teme kaq te rendesishme per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, ne kushtet e mugeses se plote te nje diskutimi publik mbi nje teme qe prek interesat e cdo qytetari te Republikes se Shqiperise, ne mungesen totale te informacionit te barometrave qe masin shijet, deshirat dhe vullnetin e njerezve. Ngelet vetem te shpresohet qe presioni i komunitetit europian te funksionoje perseri ashtu si edhe ne raste te tjera, per te shmangur nje katastrofe tjeter jo vetem ne bujqesi, por edhe ne turizem e ne mjedisin tashme te renduar nga ndotjet deri ne ate pike ku nuk mban me.
Nje gje duket e qarte: Ne se miraton hyrjen e bimeve te manipuluara gjenetikisht Shqiperia rrezikon te shnderrohet ne nje ishull ne Ballkan, rajon ku luhet shumica e tregetise shqiptare, prej te cilit askush nuk do te deshiroje te bleje produkte ushqimore, e ku njerezit nuk do te deshirojne te shkojne per pushime. Ne se miratohet hyrja e farerave te manipuluara gjenetikisht bujkut shqiptar do t'i duhet perfundimisht te ndahet nga enderra e eksportit te produkteve te fermes se tij, bujkut shqiptar do t'i duhet te hyje nje rruge ne te cilen as ka kompetence e as e mbron njeri, bujkut shqiptar do t'i duhet te ndahet perfundimisht nga traditat bujqesore te kultivuara prej brezash ne familjen e tij, hotelerierit do t'i duhet te ndahet nga enderra e zhvillimit te turizmit, Shqiptarit do t'i duhet te ndahet nga krenaria e tij e vjeter mbi produktet bujqesore shqiptare te pastra, te shijshme e autoktone. E mbi te gjitha, enderra per te hyre dikur ne Komunitetin Europian do behet ose nje enderr edhe me e larget, ose nje enderr shume e shtrenjte.

© Pop - Biologjia


Mirësevjen "New brave world"

"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11.55 shenon momentin e lindjes se nje njeriu te klonuar. Eshte nje bebe vajze, e pagezuar me emrin Eve, lindur nga nje grua amerikane 31 vjecare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas. Klonimi i njeriut ka qënë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve te fundit. Kjo për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekpertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakulare.

Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të ufove, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë një vjecar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatëzana me femije te klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një femijë i klonuar. Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Birgitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbike 31 vjeçare hollandeze. Faktet përsëri mungojnë.

Metoda e klonimit eshte etabluar per here te pare tek kafshet. Klonim quhet procesi i prodhimit te qenieve te gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja me e famshme e botes, eshte e para kafshe gjitare (keshtu quhen kafshet qe i ushqejne te porsalindurit e tyre me qumeshtin e gjirit) e klonuar. Per te prodhuar Dollin, materiali gjenetik i marre nga nje qelize e diferencuar e trupit programohet serisht duke e kthyer mbrapsht ne gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zevëndësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza. Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplatohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Per Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dollin, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kerkimet e tij ai synon, parasëgjithash, të manipuloje delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojne substanca speciale, si psh medikamente. Këto substanca duhet te depozitohen ne qumeshtin e deles nga i cili do te ekstraktohen me pas per t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar keto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.

Klonimi i Dollit shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët e nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolli kaloi nëpërmjet 276 dështimesh. Një deshtim gjatë klonimit do të thotë një lindje me difekt ose vdekje. Por edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqisin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përvecse mbipeshës shumë klone, kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. Psh, tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojne funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstar Dolli vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Per shkencetaret eshte akoma e paqarte se si klonimi influencon shendetin e kafsheve dhe gjatesine e jetes se tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?

Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një semundje që duhet të kurohet kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të linde një grua 63 vjecare me anën e metodës së fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe Raelistet e konsiderojne mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelistët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga zoti dhe as nga evolucioni. Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planete të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor. Edhe vetë profetët, Buddha, Moses, Jesus and Mohammed janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianet janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojne njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, guruja e sektit të ufove, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologen franceze, dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).

A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu? Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i nje embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6 qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të sukseshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid, nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë mbi mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtetë klone duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht ju mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet mbi klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjithë kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij mbi klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.

Per çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtëpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopësht idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatëzana me femijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndërrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.

Për të patur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numer i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri ne 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.

Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësine, prindër që ju kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një duplikat të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianet janë edhe ushtarët amerikane. Ndërhyrja militare amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijet e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikane është kostoja përkundrejt së cilës bëhet e mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.

Megjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jene bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjere akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që ju kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë Gjermano-Franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.

E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndërrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vleresuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër, për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do na heqi mundimin e të qenurit femije, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë." ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.

Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, psh, është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, psh, mëlçine, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transpantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të sukseshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetëvete shumë eficient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekesinë.

Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, psh, me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me ligj por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiale të mëdha.

Ndërkohë, edhe pas tre javëve të njoftimit më bombastik të historisë moderne njerëzore, mbretëron paqartësi e madhe. Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajër. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndjente të nevojshme të njoftonte në se i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi" ishte koment i tij vetëjustifikues.

Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Më 22 janar atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratoret dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh.

Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte vitit 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikeson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eskperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimete njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërise njerëzore. Përmirësimi ë gjeneve nuk ë zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.

© Pop - Biologjia


Duke ndjekur hap pas hapi virusin e SARSit

Shkencëtarët e Universitetit të Hong Kongut raportuan në 22 mars se kanë arritur të rrisin në kulturë qelizore virusin shkaktar të pneumonisë së pazakontë. Shkencëtarët e izoluan virusin nga mushkërite e infektuara të njërit prej 10 viktimave të SARSit. Pavarësisht nga ky sukses, shkencëtarët janë akoma të paqartë për identitetin e virusit. Nga vëzhgimet nën mikroskop, shkencëtarët gjermanë kanë konkluduar se, virusi i SARSit ka një formë të ngjashme me virusin e familjes Paramyxoviridae. Shkencëtarët kanadezë, nga ana e tyre, sygjerojnë se shkaktari i sëmundjes është një pjesëtar i familjes Paramyxoviridae i quajtur metapneumovirus. Metapneumovirusi është izoluar dhe karakterizuar për herë të parë nga shkencëtarët danezë në qershor të vitit 2001 nga paciente me simptoma pneumonie. Megjithatë, ky virus nuk ka agresivitetin e virusit te SARSit dhe nuk transmetohet si ai. Studime akoma të papublikuara të disa prej laboratorëve të përfshira në studimin e SARSit sygjerojnë se mund të bëhet fjalë për një virus krejt të ndryshëm nga çfarë spekullohet deri më tash.
SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) u vu në qendër të vëmendjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas infektimit brenda një kohe të shkurtër të një numri të madh njerëzish, kryesisht në rajonin e Hong Kongut. Simptomat e sëmundjes janë në stadin fillestar të ngjashme me ato të një gripi: temperature (>38°C), ethe, dhimbje koke, diare. Në këtë fazë, testet e shpejta-rutine laboratorike nuk janë në gjendje të identifikojnë agjentin e sëmundjes. Mbas 3-7 ditësh fillon kolla dhe problemet me frymëmarrjen të cilat, në gati 20% të rasteve, çojnë në përdorimin e maskave me oksigjen. Periudha e inkubimit të sëmundjes (mbartjes së saj pa shfaqur simptoma) është 2 deri në 10 ditë ndërsa vdekshmëria llogaritet në 3%.
Deri më tash, e vetmja mënyre efektive për të diferencuar SARSin nga gripi apo pneumonitë e zakonshme ka qenë radiografia e mushkërive. Kjo situatë tani mund të quhet e kapërcyer. Shkencëtarët e Universitetit të Hong Kongut kanë bërë të mundur zhvillimin e një testi që në mënyrë specifike diagnostikon të sëmurët me SARS. Testi diagnostikues, i cili identifikon gjurmët e virusit të SARSit në gjak, është provuar të jetë i suksesshëm tek të gjithë pacientët e testuar. Ngelet që ky test të shndërrohet në një formë më të sofistikuar që do të lejojë përdorimin e tij në rutinën spitalore.

Origjina e SARSit

Burimi i përhapjes së SARSit rezulton të jetë një doktor kinez i cili, gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Hong Kong, ka infektuar midis 12 shkurtit dhe 2 marsit 7 individë, tre nga Singapori, dy kanadezë, një kinez dhe një hongkongas. Në 22 mars, Sekretari i Shtetit për Shendetësinë në Hong Kong do të raportonte se vetem në Hong Kong bilanci i SARSit është 222 të infektuar dhe 6 të vdekur. Megjithë masat e ndërrmara për të shmangur përhapjen e sëmundjes, vetëm midis 20-21 marsit numri i të infektuarve u rrit me 32 raste të reja. Ndërsa pacientët e parë të infektuar ishin mjekët dhe infermieret që ranë të paret në kontakt me sëmundjen, tash midis pacientëve llogariten familjarë dhe femijë të mjekëve dhe infermierëve të infektuar, miq të tyre, studentë të mjekesisë. Virusi ka kohë që ka lene kontinentin aziatik e ka levizur në drejtim të Evropës dhe Amerikës. Në listën e shteteve të prekura nga SARS përfshihen sot Hong Kongu, Taiwani, Thailanda, Singapori, Anglia, Slovenia, Zvicra, Kanadaja, Spanja, Italia dhe USA. Numri total i të infektuarve deri në 22 mars ishte 380, kurse i viktimave 10.
Në këtë numer nuk janë perfshirë të infektuarit e mundshëm në Kine, vendi nga mendohet ta ketë origjinën SARSi. Doktori kinez që infektoi 7 turistët e hotelit në Hong Kong, dhe njëri nga të 10 viktimat e SARSit, kishte ardhur nga provinca e Guangdong në Kinen Jugore. Në fund të nëntorit të vitit të kaluar provinca e Guangdong do të prekej nga një epidemi me simptoma të ngjashme me SARSin. Specialistët kinezë e konsideruan sëmundjen si një infektim bakterial dhe e lanë në heshtje. Ngjashmëria midis simptomave të epidemise në Kine dhe ato të SARSit, si dhe identifikimi i burimit të përhapjes së sëmundjes në Hong Kong e më gjerë, kanë përforcuar dyshimet se epidemia e nëntorit është shkaktuar nga virusi i SARSit. Specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë ndërmarrë gjatë fundit të javës një inspektim të hollësishëm të kësaj sëmundje në Kinë, inspektim që do të hedhë dritë mbi burimin e infektimit dhe shkallën e përhapjes së SARSit.

Nje pandemi e re ne horizont

Historia e shekullit të kaluar ka rregjistruar 3 pandemi të cilat kanë shkaktuar miliona të vdekur dhe humbje të mëdha ekonomike: në 1957, 1968 dhe 1977. Ekspertët janë të gjithë të një mendjeje që planetit tonë po i afrohet një pandemi e re. Modelet epidemiologjike llogarisin që vetëm në vendet e industrializuara kjo pandemi e re do të shkaktojë brenda një intervali kohor dyvjeçar 57-132 milionë të infektuar dhe 280 000-650 000 të vdekur. Në vendet në zhvillim kjo shifër pritet të jetë me e madhe si rezultat i kushteve minimale të higjienës dhe ushqimit të keq e të pamjaftueshëm. Eshte interesant fakti qe edhe pandemitë e vitit 1957, 1968 dhe 1977, ashtu si edhe SARSi dhe shumë viruse të tjera të identifikuar vitet e fundit, e patën origjinën në Kinë. Kina është një vend me një popullatë të dendur, me shumë komunitete që praktikojnë rritjen e derrave dhe patave, një mentalitet të ndryshëm për higjienen dhe, mbi të gjitha, ndryshime klimaterike të tilla midis veriu dhe jugut të vendit që favorizojnë gati çdo muaj infektimet nga gripi të një rajoni apo një tjetri. Per të gjitha këto arsye Kina është një lloj rezervuari virusesh.
Shfaqja në mënyrë të rregullt, gati çdo 10 vjet, e një pandemie shpjegohet me aftësinë e virusit të gripit për t'u transferuar nga një specie tek tjetra, për të ndryshuar vazhdimisht e për t'u rekombinuar gjenetikisht me viruse të specieve të tjera. Mundësia që viruse të strehuara në specie kafshësh akoma të panjohura, për një arsye ose tjetrën, të dalin nga këta strehues e të infektojne njerëzit është teorikisht e madhe. Në sajë të këtyre aftësive, virusi i gripit (ri)shfaqet në forma të reja, më agresive, që i shpëtojne sistemit mbrojtës të trupit tonë, efektit të ilaçeve dhe efektit të vaksinave.
Për t'i paraprirë shfaqjes së një pandemie të re, por edhe për të mbajtur nën kontroll valët vjetore gripale, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një rrjet global mbikëqyrës të përbërë nga 112 institute nacionale. Kapja e shfaqjes së viruseve dhe sëmundjeve të reja infektive që në fillimet e tyre, informimi i shpejtë dhe i efektshëm, kombinimi i përpjekjeve të komunitetit të shkencëtarëve për izolimin, identifikimin, analizimin dhe gjetjen e kurave përkatëse, kanë berë që epindemitë gripale të përballohen relativitisht lehtë. Janë prodhuar ilace më të sofistikuara e më të efektshme e krijuar vaksina që jo vetëm kanë rritur cilësinë e preventimit dhe të kurimit, por edhe kanë mbajtur relativisht nën kontroll dëmet ekonomike. Rasti i SARS është një sukseset më të fundit të OSHB. Brenda një kohe rekord, veprimet e koordinuara të mjekëve, institucioneve kombëtare, medias dhe, mbi të gjitha, koordinimi i punës së laboratorëve shkencore kane cuar ne izolimin e virusit dhe gjetjen e një testi diagnostikues. Përpjekjet për të gjetur identitetin e virusit dhe një kurë efektive kundër tij janë akoma në progres.

© Pop - Biologjia